Moti i keq pezullon nisjet e mbrëmjes në Durrës, tragetet drejt Barit lundrojnë nesër në mëngjes

Moti i keq pezullon nisjet e mbrëmjes në Durrës, tragetet drejt Barit lundrojnë nesër në mëngjes

FOTO ILUSTRUESE DURRËS- Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë detyruar ndryshimin e orareve të lundrimit të dy trageteve në linjën Durrës-Bari. Nisjet e planifikuara për orën 22:00 të mbrëmjes së sotme janë shtyrë për nesër më 13 nëntor në orën 08:00. Sipas njoftimit të Autoritetit Portual Durrës bëhet fjalë për tragetin 'Rigel VII' që kryen linjën Durrës- Bari dhe 'Rigel III' në linjën e kthimit Bari-Durrës. Pavarësisht ndryshimit të orarit të lundrimit, check-in dhe imbarkimi i pasagjerëve dhe automjeteve do të vijojnë normalisht gjatë ditës së sotme. Udhëtarët duhet të paraqiten në port sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime. Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës: Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe bazuar në njoftimin e kompanive të lundrimit, nisjet e planifikuara për mbrëmjen e sotme(dt...