BERISHA SULMON LALËN, AGSH: TËRHIQ DEKLARATAT DHE KËRKO FALJE!
Përplasja e Sali Berishës me gazetaren Klodiana Lala përpara SPAK-ut ka sjellë reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë. Organizata i kërkon kreut të Partisë Demokratike të tërheqë deklaratat dhe të kërkojë falje, duke e cilësuar gjuhën e tij denigruese dhe cenuese për dinjitetin profesional të gazetares. Debati ndodhi të enjten, pas daljes së Berishës nga SPAK, ku ishte pyetur si kallëzues në çështjen që lidhet me gjyqtaren Irena Gjoka. Lala e pyeti nëse kishte dorëzuar dokumentet që kishte përmendur publikisht. Berisha u përgjigj se dokumentet i kishte dorëzuar me kallëzimin. Përplasja u përshkallëzua kur gazetarja i kërkoi të sqaronte akuzat ndaj medias dhe se kë pretendonte ai se po mbronin gazetarët. Në transkriptin e publikuar nga vetë Partia Demokratike, Berisha e etiketon disa herë...
Burimi:
ntv.al