Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Një investigim i gjerë i Sky News ka zbuluar detaje mbi mënyrën se si funksionojnë rrjetet kriminale shqiptare të përfshira në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës në Britaninë e Madhe. Përmes një operacioni disa mujor, gazetarët investigativë arritën të depërtojnë në aktivitetin e këtyre grupeve, duke përdorur identitete të rreme, telefona të posaçëm dhe një bashkëpunëtor që fliste shqip. Investigimi, i cili zgjati pothuajse një vit, synonte të dokumentonte se si grupet e organizuara kriminale shqiptare kanë arritur të krijojnë një rrjet të gjerë të shpërndarjes së kokainës në qytete të ndryshme britanike, si dhe sa lehtë mund të rekrutohen persona të rinj për t’u përfshirë në këtë aktivitet. Gazetarët ndoqën fillimisht gjurmët e reklamave të publikuara në TikTok, ku ofroheshin vende pune me pagesa...
Burimi:
gijotina.com