Tre dronë shkelin hapësirën ajrore të Letonisë, NATO ngre në ajër avionët luftarakë
Tre dronë kanë shkelur hapësirën ajrore të Letonisë, ndërsa NATO ka reaguar duke ngritur në ajër avionët luftarakë, sipas ministrit të Jashtëm të Estonisë, Margus Tsahkna. Ministri konfirmoi incidentin dhe theksoi se aleanca reagoi shpejt dhe në përputhje me procedurat e parashikuara. Lajmi vjen në një moment kur tensionet në hapësirën ajrore të rajonit janë shtuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, përfshirë edhe Poloninë fqinje, ku janë regjistruar një sërë incidentesh të ngjashme. Autoritetet polake kanë nisur kërkimet për një objekt misterioz të pikasur nga radarët. Prania e avionëve dhe e një helikopteri rus pranë ose brenda hapësirës ajrore polake ka rritur alarmin. Këto zhvillime kanë vendosur aleancën në gatishmëri të lartë dhe kanë nxitur reagime të shpejta mbrojtëse. Ministri estonez nuk dha detaje të...
Burimi:
kohajone.com