PD hap zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 9 majit, vendoset afati për propozimet

PD hap zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 9 majit, vendoset afati për propozimet

selia blu-pd TIRANË- Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Përmes një udhëzimi të firmosur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, janë përcaktuar kriteret dhe procedurat për propozimin e kandidatëve për kryetarë bashkish. Mësohet se procesi që do të zhvillohet në të gjitha degët e PD-së, do të përfshijë një rrethë më të gjerë. Përveç anëtarësisë dhe strukturave të partisë, procesi do të përfshijë edhe mbështetësit, simpatizantët, shoqërinë civile, akademikët, profesionistët dhe komunitetet lokale. Kandidatë do të përzgjidhen në bazë të disa kritereve. Sipas udhëzimit, kandidatët duhet të kenë integritet të lartë moral e profesional, reputacion të pacenuar, arsim të lartë dhe angazhim të dëshmuar në jetën publike, si dhe kontribute...