Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për donacionet dhe sponsorizimet
ëshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet në ligjin për donacionet dhe sponsorizimet, i cili synon të rrisë financimin e sportit, artit dhe kulturës përmes mbështetjes së biznesit. Nisma parashikon ndryshimin e nenit 5 dhe shtimin e dy neneve të reja, 5/1 dhe 5/2, në ligjin ekzistues, të cilat përcaktojnë mekanizmat e përfitimit nga lehtësitë fiskale, dokumentacionin e nevojshëm dhe të drejtën e sponsorizuesve për të kundërshtuar vendimet e administratës tatimore. Sipas propozimit, për subjektet, persona fizikë ose juridikë, që paguajnë tatim mbi fitimin, shuma e sponsorizuar do të njihet si shpenzim i zbritshëm, në masën e parashikuar në ligj. Ndërkohë, sponsorizimet në art, kulturë dhe sport do të përfitojnë një regjim të posaçëm tatimor. Konkretisht, neni i ri 5/1 parashikon që shuma e sponsorizuar për...
Burimi:
kohajone.com