AKU bllokon misrin për kafshë deri në daljen e analizave
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar kontrollet për importet e misrit që përdoret si ushqim për kafshë, duke vendosur bllokimin e ngarkesave në magazinat e importuesve deri në daljen e rezultateve laboratorike, pas konstatimit të dy rasteve me përmbajtje jokonforme të aflatoksinës B1. Sipas të dhënave të publikuara nga AKU, gjatë periudhës 1 janar – 31 tetor 2026, në Pikat e Inspektimit Kufitar janë marrë 28 mostra të produktit ushqim për kafshë për analizimin e këtij treguesi. Prej tyre, 26 kanë rezultuar konforme, ndërsa dy mostra, të marra më 3 mars dhe 4 maj 2026, me origjinë nga Greqia, kanë rezultuar jokonforme. Sipas AKU-së, të dyja ngarkesat me misër për ushqim kafshësh janë bllokuar në magazinat e subjekteve importuese dhe më pas janë dërguar për...
Burimi:
kohajone.com