PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri
PD ka ngritur akuza të forta ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke pretenduar se gjatë procedurave për projektin e fiskalizimit janë kryer shkelje në financimin, regjistrimin dhe administrimin e kontratave, ndërsa miliona euro para publike janë dhënë për shërbime që, sipas auditimeve, kanë shfaqur probleme të shumta. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se kontratat për fiskalizimin kapin në total rreth 40 milionë euro dhe se procedurat kanë shoqëruar me gara të dyshimta, përfitues të përsëritur dhe mangësi në zbatimin e shërbimit. “Shqiptarët duhet të dinë se deri tani janë rreth 40 milionë euro nga paratë e tyre që shkojnë për kontrata problematike, me gara fiktive, operatorë të njëjtë me pronësi kroate, Ermal Beqirin”,– thotë...
Burimi:
gijotina.com