“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar mbështetjen e Irlandës për avancimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës, përkatësisht për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe hapjen e negociatave për anëtarësim. Kurti po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian kur shprehu gjithashtu aspiratën për anëtarësim në NATO. “Irlanda është një histori e jashtëzakonshme suksesi e integrimit evropian dhe anëtarësimit në institucionet evropiane. Edhe Republika e Kosovës synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Megjithatë, për të arritur këtë objektiv, fillimisht duhet të fitojmë statusin e vendit kandidat dhe të hapim negociatat për anëtarësim. Ne kemi besim te Presidenca irlandeze dhe dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për popullin irlandez, i cili në vitin 1999 strehoi mbi 1 000...