U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas

U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas

Një udhëtim nga Kanadaja drejt Shqipërisë, gjatë verës së këtij viti, është kthyer në një përballje me drejtësinë për Kristian Gjonin, 34-vjeçarin shqiptar që jeton në Toronto. Në aeroportin e Rinasit, në një valixhe që iu atribua atij, autoritetet zbuluan 23.15 kilogramë kanabis. Por Gjoni pretendon se nuk kishte dijeni për drogën dhe se është bërë viktimë e një skeme të ndërrimit të etiketave të bagazheve në aeroport. Sipas raportimit të Daily Mail, Kristian Gjoni kishte udhëtuar drejt Shqipërisë së bashku me bashkëshorten e tij, Adrianën, për të vizituar familjarët. Çifti priste gjithashtu fëmijën e tyre të parë dhe udhëtimi ishte menduar si një vizitë familjare. Problemet nisën pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit, ku gjatë kontrollit u konstatua se njërit prej katër bagazheve të...