Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike në doza, kryesisht në afërsi të institucioneve arsimore. Në pranga kanë rënë shtetasit Vanes Ruçi, 23 vjeç, dhe Agron Gjetdoçaj 36 vjeç, të dy banues në Laç. Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 126 doza të dyshuara narkotike, konkretisht: 113 doza kanabis; 13 doza kokainë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar municion luftarak dhe dy telefona celularë. Nga hetimet paraprake dyshohet se dy të arrestuarit e ushtronin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Laçit, kryesisht pranë perimetrit të sigurisë së shkollave.