Pete Hegseth në Arlington qortohet nga roja e nderit: “Të gjithë vizitorët duhet të ruajnë heshtje dhe respekt”

Pete Hegseth në Arlington qortohet nga roja e nderit: “Të gjithë vizitorët duhet të ruajnë heshtje dhe respekt”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, bashkëshortja e tij dhe disa këshilltarë të lartë janë qortuar nga një ushtar i Ushtrisë amerikane gjatë ceremonisë së Ditës së Veteranëve në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Qortimi erdhi pasi grupi u filmua duke qeshur e biseduar teksa pozonte për fotografi përpara Varrit të Ushtarit të Panjohur, në një ambient ku kërkohet heshtje dhe respekt. Episodi u bë publik përmes pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, ku duket qartë momenti kur roja e nderit ndërhyn ndaj grupit zyrtar amerikan në një nga memorialet më të rëndësishme të vendit. Në pamjet e publikuara, ushtari që ruante memorialin afrohet drejt grupit dhe u drejtohet me zë të lartë: “Të gjithë vizitorët duhet të ruajnë në çdo kohë një atmosferë heshtjeje dhe...