Të tjera alarme për bomba në shkolla, evakuime dhe kontrolle policore në disa rajone të Italisë

Të tjera alarme për bomba në shkolla, evakuime dhe kontrolle policore në disa rajone të Italisë

Pas alarmit masiv të së mërkurës, kur mijëra shkolla në Itali morën email-e kërcënuese për sulme me bombë, kërcënimet janë përsëritur edhe këtë të enjte, duke përfshirë institucione arsimore në disa rajone të vendit. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mesazhe të reja kërcënuese janë raportuar në Torino, Palermo, Liguria, Veneto, Molise, Siçili dhe në provincën e Peruxhias. Në disa shkolla është urdhëruar evakuimi i nxënësve dhe stafit, ndërsa në institucione të tjera janë kryer kontrolle nga autoritetet. Në Peruxhia, pavarësisht marrjes së mesazheve, nuk është kryer evakuimi i shkollave. Një ditë më parë, më 11 nëntor, rreth 6.300 shkolla në Itali kishin marrë email-e me kërcënime për vendosjen e bombave. Qindra institucione u evakuuan për kontrolle sigurie, ndërsa autoritetet i cilësuan alarmet si të...