Mbi 6 mijë shkolla nën kërcënim për bombë në Itali/ A ka ndikim Rusia?
Mbi 6 mijë shkolla në Itali kanë marrë mesazhe kërcënuese për vendosjen e bombave, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri te nxënësit, prindërit dhe stafi arsimor. Pas një dite tensioni, ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka garantuar se nuk ka asnjë rrezik konkret dhe se mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha institucionet arsimore. Valditara deklaroi se nuk ka arsye për alarm dhe u bëri thirrje nxënësve të rikthehen në klasa. Sipas tij, përmasat e fenomenit ngrenë dyshime për një veprimtari të organizuar, pasi mbi 6 mijë shkolla kanë raportuar marrjen e mesazheve kërcënuese në adresat e tyre elektronike. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës, ndërsa ende nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për një organizim të qëllimshëm për të krijuar...
Burimi:
ntv.al