Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027
Një fenomen klimatik me përmasa të pazakonta, i njohur si “Super El Niño”, ka ngritur shqetësime për pasoja të rënda në shëndetin publik në mbarë botën. Shkencëtarët paralajmërojnë se deri në shkurt të vitit 2027, temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë qindra mijëra viktima. Sipas një raporti të Climate Impact Lab, fenomeni mund të shkaktojë deri në 451 mijë vdekje shtesë nga të nxehtit ekstrem gjatë periudhës qershor 2026 – shkurt 2027. Kjo shifër i referohet viktimave përtej numrit të zakonshëm të vdekjeve të lidhura me temperaturat e larta. Shqetësimet janë shtuar edhe pas paralajmërimeve të epidemiologëve, të cilët e kanë cilësuar ndikimin e mundshëm të El Niño-s si një krizë shëndetësore me përmasa pandemike. Studiuesit kanë kërkuar që Organizata Botërore e Shëndetësisë ta trajtojë fenomenin...
Burimi:
javanews.al