“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë me akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke pretenduar se proceset hetimore ndaj tij janë ndikuar nga faktorë të jashtëm dhe se veprimet e institucionit të drejtësisë nuk kanë qenë të pavarura. Meta ka përmendur në deklaratat e tij ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, si dhe ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke i akuzuar se kanë ndikuar në zhvillimet politike dhe institucionale në Shqipëri. Ish-presidenti ka rikthyer edhe pretendimet e tij për ndërhyrje të ambasadave të huaja gjatë periudhës kur ai ishte në krye të Presidencës, duke iu referuar përplasjes së atëhershme për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku ai thotë se është ushtruar presion ndaj tij për të dekretuar një kandidat të caktuar....
Burimi:
javanews.al