Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka rikthyer përplasjet mes partive në Kuvendin e Kosovës. PDK kërkon miratimin e tij në versionin aktual, me të paktën 61 vota, AAK ka konfirmuar mbështetjen, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje kërkon nisjen e një procesi të ri ligjbërës. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, ku po shqyrtohet vendimi i Presidentes për kthimin e ligjit në rishqyrtim, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, bëri të ditur se është arritur dakordim me shumicën parlamentare për ta proceduar ligjin drejt miratimit, por pa ndërhyrë në përmbajtjen e tij në këtë fazë, raporton Kosova Press. Ajo tha se PDK-ja, si parti sponsorizuese, kishte zhvilluar negociata me përfaqësuesit e shumicës parlamentare, por palët nuk kishin...
Burimi:
javanews.al