Shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, shkon në katër numri i viktimave, 4 të plagosur në gjendje kritike
Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një ndërtesë në New York City u shemb në një kantier të hapur ndërtimi të mërkurën pasdite. 19 të tjerë janë plagosur, nga të cilët katër janë në gjendje kritike, sipas CBS News, i cili citoi zyrtarët lokalë. Shembja shkaktoi një operacion masiv kërkim-shpëtimi, me më shumë se 250 ekipe të ndihmës së shpejtë që shkuan në vendin e ngjarjes së ndërtesës trekatëshe të rrëzuar në Brooklyn. Pamjet ajrore kanë treguar zjarrfikësit duke nxjerrë një të mbijetuar, të mbuluar me pluhur, nga rrënojat me barelë. Më vonë u tha se ajo kishte qenë një grua shtatzënë. Zyrtarët më parë thanë se nuk e dinin se sa të tjerë janë të zhdukur. Një hetim është duke u zhvilluar për...
Burimi:
syri.net