Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Pas zhvillimeve të fundit politike në Shtetet e Bashkuara dhe fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, pasojat kanë nisur të ndihen edhe në tregtinë e karburanteve. Disa anije cisternë të ngarkuara me naftë dizel ruse, të destinuara për tregun amerikan, kanë ndryshuar itinerarin dhe nuk po drejtohen më drejt Amerikës së Veriut. Anija e fundit që ndryshoi kursin ishte “Agioi Fanendes”, me flamur maltez, e cila transportonte rreth 40 mijë tonë naftë dizel. Para saj, të njëjtën gjë kishin bërë edhe anijet “Talisman” dhe “Leruo”, kjo e fundit e përfshirë në listën e sanksioneve evropiane dhe amerikane. Sipas të dhënave, asnjëra prej ngarkesave të nisura më 27 tetor nga Gjiri i Finlandës nuk duket se do të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara....