Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues
Si pasojë e pjesëmarrjes në tubime të dhunshme, Policia e Tiranës ka vendosur masë administrative për 26 protestues. Sipas bluve të Tiranës, pasditen e djeshme këta persona kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit. Për secilin prej tyre është vendosur masa administrative gjobë me vlerë 5 000 lekë. Protestat kanë nisur që prej 13 tetorit fillimisht nga studentët që kërkonin kushte më të mira arsimore e dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, e më pas dhe nga qytetarët. Javët e para kanë qenë mjaft intensive sa i përket episodeve të dhunës, djegies e goditjes së institucioneve qeveritare, si dhe përplasjeve të forta me efektivët e policisë. Nisur nga këto zhvillime, qeveria hartoi...
Burimi:
javanews.al