Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, nuk e përjashton mundësinë që të jetë kandidat për kryetar bashkie në Lezhë, në zgjedhjet e ardhshme vendore. I ftuar në emisionin “Puls”, me Bruna Çifligun në A2CNN, Gjoni tha se drejtimi i Bashkisë së Lezhës nuk është ambicie e tij, por theksoi se është i gatshëm të sakrifikojë mandatin nëse këtë ia kërkojnë demokratët e Lezhës. Sipas Gjonit një sacrificë të tillë duhet ta bëjnë edhe deputetë të tjerë demokratë. “Është e vërtetë që një pjesë e deputetëve të PD…Sepse PD kërkon të fitojë në këto zgjedhje dhe duhet të mobilizosh pjesën më të mirë të PD, e cila duhet të sakrifikojë në raport me qytetarët dhe demokratët, sepse demokratët kanë 14 vjet që sakrifikojnë për PD-në. Një...
Burimi:
javanews.al