Samiti i Komunitetit Politik Europian në Dublin, Rama takohet me Zelenskyn (VIDEO)
Takimi Rama-Zelensky ne Dublin DUBLIN- Kryeministri Edi Rama është takuar në Dublin me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Takimi mes dy lidervë vjen në kuadër të punimeve të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC). Në pamjet e publikuara, shihen dy liderët duke biseduar së bashku në një tavolinë, ndërsa pranë tyre ndodhet edhe një person i tretë. Çështjet që lidhen me sigurinë energjitike dhe luftën në Ukrainë, janë të planifikuara në axhendën e takimit të liderëve europianë. Ndërkohë, më herët, në një komunikim për mediat nga kryeqyteti irlandez, kryeministri Rama kritikoi qasjen e deritanishme të Bashkimit Evropian ndaj luftës. Sipas Ramës, Evropa ka gabuar që nuk ka mbajtur të hapur një kanal komunikimi me Moskën, paralelisht me ndihmën ushtarake për Kievin. “Pyetja nuk është...
Burimi:
zeri.ai