Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, një nismë që synon të rrisë mbështetjen financiare për sportin, artin dhe kulturën në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili e ka cilësuar këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një modeli të ri financimi për këto fusha. Sipas projektligjit, bizneset do të kenë mundësi të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin përmes sponsorizimeve, në përputhje me kushtet dhe dispozitat e parashikuara në ligj. Përmes këtij mekanizmi synohet të sigurohen deri në 2 miliardë lekë në vit për mbështetjen e sportit, artit dhe kulturës, si financim shtesë përtej buxhetit të shtetit. Një tjetër risi e parashikuar është...
Burimi:
javanews.al