Flick ndryshon strategjinë me Pedrin, synon ta ketë në maksimumin fizik në vitin 2027
12 Nëntor 2026 13:57 Alfred Lleshi Paraqitja madhështore ndaj Atletico Madridit konfirmoi edhe një herë rëndësinë e Pedrit në skemën e Hansi Flick. Mesfushori spanjoll është një nga shtyllat e Barcelonës, pavarësisht pranisë apo jo të Rodrit në mesfushë. Megjithatë, trajneri gjerman ka ndryshuar strategjinë e menaxhimit të minutave të tij, duke synuar ta ruajë në gjendje optimale fizike për vitin 2027. Pedri ka luajtur në të 16 ndeshjet e Barcelonës këtë sezon, duke grumbulluar 1111 minuta. Vetëm Lamine Yamal (1355), Joan Garcia (1305) dhe Pau Cubarsí (1142) kanë luajtur më shumë. Mesfushori ka përfunduar të plota vetëm 3 ndeshje dhe është zëvendësuar gjithmonë përpara minutës së 85-të. Ndryshimi është i dukshëm krahasuar me sezonet e mëparshme. Në sezonin 2024-2025, Pedri luajti 90 minuta në...
Burimi:
telesport.al