Soucek rrëfen dramën personale: Pagjumësia dhe depresioni më torturonin, mendova tërheqjen nga futbolli
12 Nëntor 2026 14:21 Alfred Lleshi Pas imazhit të liderit të Republikës Çeke dhe kapitenit të West Ham fshihej një vuajtje e madhe psikologjike. Tomas Soucek ka rrëfyer në autobiografinë e tij “SUK” betejën me pagjumësinë, depresionin dhe frikën për të ardhmen, pikërisht në periudhën më të mirë të karrierës. “Për dy vjet kam dalë në fushë pa bërë gjumë. Përpiqesha aq shumë të flija, sa përfundoja duke djersitur nga nervozizmi”, – zbuloi mesfushori. Netët para ndeshjeve ishin kthyer në një torturë, me dushe në mes të natës dhe orë të tëra përpara televizorit, pa mundur të flinte. “Pagjumësia, depresioni dhe frika për të ardhmen u kthyen në një makth. Mendova t’i jepja fund karrierës”, – rrëfeu ai. Pavarësisht vështirësive, Soucek vazhdoi të luante në nivelet...
Burimi:
telesport.al