Djali i Casillas largohet nga Real Madridi: “Dua të ndërtoj karrierën time, pa më krahasuar me babanë”

Djali i Casillas largohet nga Real Madridi: “Dua të ndërtoj karrierën time, pa më krahasuar me babanë”

Martín dhe Lucas, dy djemtë e Iker Casillas dhe Sara Carbonero, nuk do të jenë më pjesë e akademisë së Real Madridit. Sipas mediave spanjolle, vendimi për t’u larguar nga “La Fábrica” ishte zgjedhje e vetë dy të rinjve, të cilët do ta vazhdojnë futbollin te Leganés. Martín luante me “Infantil B”, ndërsa vëllai i tij më i vogël, Lucas, me “Alevín A”. Të dy kanë zgjedhur pozicionin e portierit, ashtu si babai i tyre. Në një intervistë për podcastin “Resonancia de Corazón”, Martín kujtoi emocionet e ditës kur mësoi se do të stërvitej te Reali: “Babai më tha se kishte një surprizë. Më tregoi në shtëpi se të nesërmen do të stërvitesha me Real Madridin”. Ai pranoi se fillimi ishte i vështirë: “Isha shumë...