Ilir Meta sot në Gjykatën e Posaçme: Edhe Maduron e arrestuan me mandat arresti….

Ilir Meta sot në Gjykatën e Posaçme: Edhe Maduron e arrestuan me mandat arresti….

Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë deklarata të forta gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme, ku po gjykohet për çështjen ndaj tij. Ish-presidenti Meta ka mohuar përfshirjen e tij në financat e Partisë së Lirisë (ish-LSI), duke pretenduar se përgjegjësia për këto çështje i takonte sekretarisë ose kryesisë së partisë. Ai u ndal edhe te çështja e lobimit, duke deklaruar se i vetmi rast kur ka ndërhyrë politikisht, por jo financiarisht, ka qenë parapagimi prej 15 mijë dollarësh, i cili sipas tij është kryer në mënyrë të ligjshme dhe me vendim të kryesisë. Deklarata e Ilir Metës në GJKKO: “Nuk habitem të ngrenë akuzë edhe për komplot për vrasjen e Kennedy-t me këto manipulime që janë bërë. Marrëveshja ka qenë mes dy subjekteve GSIS-Unifi....