Bllokuan rrugën gjatë protestës së djeshme, policia gjobit 26 persona
Policia e Tiranës ka vendosur 26 gjoba ndaj protestuesve që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për secilin prej tyre është vendosur një masë administrative prej 5 mijë lekësh. “Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 26 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative, për shtetas të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Burimi:
kohajone.com