Veliaj i izoluar në ambientet e spitalit/ Ndreca: Nuk na japin grafitë dhe rezonancën, situatë absurde
Avokati Plarent Ndreca ka ngritur shqetësimin për mungesën e dokumentacionit mjekësor të Erion Veliajt, pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës në burgun e Fierit. Ndreca deklaroi se ende nuk ka marrë kopjet e grafisë dhe rezonancës, të cilat kërkon t’i konsultojë me mjekë specialistë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të klientit të tij. Avokati e cilësoi situatën absurde, duke pretenduar se Veliajt po i mohohet informacioni mbi rezultatet e ekzaminimeve mjekësore. Sipas tij, mungesa e dokumentacionit po pengon edhe vlerësimin e pasojave të mundshme shëndetësore. Ndreca tha gjithashtu se kryebashkiaku vijon të qëndrojë i izoluar në ambientet e spitalit, pa mundësi komunikimi me persona të tjerë, ndërsa ngriti pretendime edhe për kufizimet gjatë kohës së ajrimit. I pyetur për kërkesën e Veliajt për të marrë...
Burimi:
ntv.al