Rama sfidon protestuesit nga Dublini: Kam mandat të fortë, nuk iki!
Edi Rama u është përgjigjur gazetarëve të huaj nga Dublini, aty ku po merr pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian. Ai u pyet në lidhje me protestat, ku prej disa muajsh atij i kërkohet dorëheqja, por Rama tha se “ka marrë një mandat të fortë për t’i udhëhequr qytetarët drejt BE”. “Populli shqiptar më ka dhënë një mandat shumë të fortë për ta udhëhequr vendin drejt Bashkimit Evropian. Kjo ndodhi vitin e kaluar. Pra, ju jeni ndikuar shumë nga gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat që janë përhapur për Shqipërinë”, u tha Rama gazetarëve. Në lidhje me debatet mbi zhvillimin ose jo të Samitit të NATO-s, në Shqipëri, Rama deklaroi se ai do të mbahet në Tiranë, por theksoi se ende nuk ka...
Burimi:
gijotina.com