Rama sulmon presidentin Trump: Evropa bëri gabim që ia la negociatat për Ukrainën, duhet të flasim me Rusinë
Edi Rama sulmoi hapur presidentin amerikan, Donald Trump, duke folur nga Dublini. Kur u pyet nëse amerikanët duhet të kenë një vend në tryezën e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, Rama tha se nuk u takon atyre, por u takon evropianëve kjo gjë. Rama tha se Evropa bëri gabim që ia la këto negociata presidentit Trump, ndërkohë që çmimin po e paguajmë tani. “Nuk duhet t’u takojë amerikanëve, nuk duhet t’u takojë kinezëve dhe indianëve të kenë vend në tryezë për të zhvilluar bisedime me rusët. I takon Evropës të kuptojë se çfarë gabimi të jashtëzakonshëm ka bërë. Dhe e kam thënë edhe më parë, dhe për të qenë i qartë, unë përfaqësoj një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Rusinë, meqë ra fjala...
Burimi:
syri.net