“Pa harruar mirësinë” dhe “Pa u ftohur kafeja”, Toshikazu Kawaguchi rikthen lexuesit te vlera e çasteve dhe njerëzve

“Pa harruar mirësinë” dhe “Pa u ftohur kafeja”, Toshikazu Kawaguchi rikthen lexuesit te vlera e çasteve dhe njerëzve

Letërsia e shkrimtarit japonez Toshikazu Kawaguchi ndërtohet mbi histori të vogla, por me ndjeshmëri të madhe njerëzore, ku kujtimet, pendimi, dashuria dhe mundësia për të ndryshuar mënyrën se si e shohim të kaluarën zënë vend qendror. Përmes librave “Pa harruar mirësinë” dhe “Pa u ftohur kafeja”, autori i fton lexuesit të ndalen përballë marrëdhënieve njerëzore dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e gjesteve të vogla që shpesh mbeten të pathëna. Toshikazu Kawaguchi, i lindur më 1971 në Osaka të Japonisë, është shkrimtar, dramaturg dhe regjisor. Para se të bëhej i njohur ndërkombëtarisht për romanet e tij, ai punoi në teatër si producent, regjisor dhe autor. Historia e parë e serisë “Pa u ftohur kafeja” nisi pikërisht si shfaqje teatrore, e cila u vlerësua me çmimin kryesor...