Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Mijëra përdorues në mbarë botën janë përballur me probleme në përdorimin e shërbimeve të Microsoft, pas një ndërprerjeje që preku platformat Outlook, Microsoft 365 dhe Teams. Problemet zgjatën për më shumë se një orë dhe u raportuan në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Italinë. Sipas faqes së monitorimit të ndërprerjeve të shërbimeve online, Downdetector, rreth orës 18:00, sipas orës lokale italiane, ishin regjistruar mbi 130 mijë raportime për probleme me Outlook vetëm në Shtetet e Bashkuara. Numri i përdoruesve të prekur mund të jetë edhe më i madh, pasi raportimet vazhdonin të shtoheshin. Downdetector regjistroi gjithashtu mbi 46 mijë ankesa për probleme me Microsoft 365 dhe rreth 3 mijë raportime nga përdorues që nuk arrinin të përdornin Teams. Kompania amerikane ka konfirmuar se...