Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

Katër senatorë amerikanë të rreshtuar me Partinë Demokratike kanë deklaruar se nuk do të pranojnë një marrëveshje për shpenzimet në fund të vitit, nëse ajo nuk kufizon mundësinë e presidentit Donald Trump për të vazhduar luftën kundër Iranit. Në një deklaratë, senatorët Michael Bennet, Bernie Sanders, Chris Van Hollen dhe Tammy Duckworth thanë se “populli amerikan ka qenë i qartë, duhet t’i japim fund luftës së paligjshme dhe shkatërrimtare të presidentit Trump kundër Iranit”. Ata deklaruan se lufta ka rritur çmimet e karburantit, produkteve ushqimore dhe plehrave kimike, si dhe theksojnë se më shumë se 20 pjesëtarë të forcave amerikane janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur, “ndërkohë që nuk është arritur asnjë nga objektivat e deklaruara të presidentit Trump dhe janë dëmtuar civilët...