Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

Nëntë anëtarë të një delegacioni zyrtar nga Somalia, që mbërriti në Kosovë në fund të tetorit, rezultojnë të zhdukur pasi u larguan nga hoteli ku qëndronin në Prishtinë dhe nuk u paraqitën në aeroport për t’u kthyer në vendin e tyre. Rasti ka shkaktuar shqetësim te autoritetet e Kosovës, të cilat i kanë kërkuar zyrtarisht Qeverisë së Somalisë të japë sqarime për vendndodhjen dhe sigurinë e tyre. Sipas një note diplomatike të 30 tetorit, nëntë personat u larguan nga akomodimi në mbrëmjen e 27 tetorit, pa njoftuar autoritetet që kujdeseshin për delegacionin. Grupi kishte mbërritur në Kosovë më 25 tetor, me një fluturim të kompanisë “Turkish Airlines”, dhe drejtohej nga ministri i Shtetit për Punë Publike, Banesa dhe Rindërtim, Said Mohamed Mohamud, si dhe zëvendësministrja...