Shkarkohet pak muaj pas emërimit, Afrim Qendro largohet nga drejtimi i IKMT-së
Afrim Qendro TIRANË- Afrim Qendro është larguar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Sipas informacioneve Qendro është shkarkuar nga drejtimi i këtij institucioni. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me arsyet e largimit të tij dhe as një emër të konfirmuar për personin që do ta zëvendësojë. Qendro ishte emëruar në krye të IKMT-së në shkurt të vitit 2026, duke zëvendësuar në këtë post Dallëndyshe Bicin. Para këtij emërimi, ai mbante detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë nga e cila u largua për të marrë drejtimin e institucionit përgjegjës për kontrollin dhe mbrojtjen e territorit. Gjatë karrierës së tij në administratën publike Afrim Qendro ka drejtuar edhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), ndërsa ka mbajtur gjithashtu postin...
Burimi:
zeri.ai