Qeveria ndryshon ligjet për sigurinë kibernetike dhe energjinë, lirohet nga detyra zëvendësministri Endrit Hoxha

Qeveria ndryshon ligjet për sigurinë kibernetike dhe energjinë, lirohet nga detyra zëvendësministri Endrit Hoxha

TIRANË- Ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, miratimi i projektligjit për eficiencën energjetike dhe lirimi nga detyra i zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit Endrit Hoxha janë disa nga vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informimnë mbledhjen e 12 nëntorit qeveria ka miratuar edhe ndryshime në ligjin për ndihmën shtetërore, si dhe disa akte që lidhen me funksionimin e mekanizmit të koordinuar për referimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Në fokus të vendimeve kanë qenë gjithashtu çështjet e integrimit evropian, përmes ndryshimeve në rregullat e funksionimit të grupit negociator si dhe dy projektligje joqeveritare që lidhen me ndarjen administrativo- territoriale dhe zonat e mbrojtura, për të cilat qeveria...