Kontrollet e policisë në Vlorë, FNSH zbarkon në disa zona të qytetit, në fokus personat në kërkim

Kontrollet e policisë në Vlorë, FNSH zbarkon në disa zona të qytetit, në fokus personat në kërkim

foto VLORË-  Një operacion policor është zhvilluar në disa zona të Vlorës ku forcat e FNSH-së dhe efektivët e strukturave të Krimeve kanë ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj automjeteve dhe personave. Aksioni është shtrirë në lagjen Çole, përgjatë zonës së Transballkanikes dhe në Ujin e Ftohtë ku prania e forcave të policisë është shtuar gjatë kontrolleve në terren. Sipas informacioneve verifikimet kanë pasur në fokus personat e shpallur në kërkim kontrollin për armëmbajtje pa leje, si dhe identifikimin e individëve që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Kontrollet janë kryer edhe në ambiente të ndryshme të këtyre zonave. Ndërhyrja policore vjen në kuadër të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë në qytetin bregdetar./ZËRI