Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Finlandës nga një perlë e Ernest Muçit
Shqipëria përballet këtë të enjte me Finlandën në një sfidë vendimtare për Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë, me 9 pikë, synojnë fitoren për të konsoliduar vendin e parë dhe për t’u hakmarrë për humbjen 2-1 në Helsinki. Njëkohësisht, Shqipëria kërkon të thyejë ecurinë negative ndaj nordikëve, të cilët kanë fituar 5 nga 8 përballjet mes tyre. 35’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 1-0! Shpërthen festa në “Air Albania”. Ernest Muçi shënon një supergol me të jashtmen, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit. 33’- Tjetër pritje spektakolare nga portieri i Finlandës. Hradecky ndal një gjuajte të fortë të Asllanit nga jashtë zone. 32’- Kartoni i parë i verdhë. Ndëshkohet Walta te Finlanda, për ndërhyrje të gabuar ndaj Hysajt. 29’- Tjetër tentativë nga larg e Ernest...
Burimi:
kohajone.com