Klodiana Lala ngre pikëpyetje për pretendimet e Veliajt: Pse nuk e denoncoi kërcënimin nga Gogu?

Klodiana Lala ngre pikëpyetje për pretendimet e Veliajt: Pse nuk e denoncoi kërcënimin nga Gogu?

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga ministri Toni Gogu, në emër të kryeministrit. Gjatë diskutimit, Lala u ndal te mungesa e një kallëzimi zyrtar nga ana e Veliajt për këtë çështje, duke vënë në pikëpyetje arsyet pse ai nuk iu është drejtuar institucioneve kompetente për të denoncuar pretendimin. “Veliaj ka pretendime se është shantazhuar nga Toni Gogu në ambientet e burgut të Fierit. Por, nëse pyesim nëse ka një kallëzim nga ana e tij, përgjigjja është jo, të paktën deri tani”, u shpreh gazetarja. Lala komentoi gjithashtu qëndrimet e Veliajt lidhur me arrestimin e tij, duke theksuar se ai po përpiqet ta paraqesë situatën si një rast...