Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Shërbimet e Microsoft, përfshirë sistemin e njohur të email-it Outlook, po përjetojnë probleme të shumta në të gjithë botën. Kjo u konfirmua nga vetë kompania në profilet e saj në mediat sociale, pas raportimeve të shumta për ndërprerje të shërbimit nga përdoruesit. “Ndërsa punojmë për të zbutur ndikimin, mund të konfirmojmë se ky problem mund të ndikojë në lidhjen me shërbimet e Microsoft 365 për përdoruesit në çdo zonë gjeografike. Po hetojmë raportet e përdoruesve që kanë probleme me aksesin në kutitë e tyre postare të Exchange Online duke përdorur metoda të ndryshme lidhjeje në Amerikë. Kemi zbuluar se një pjesë e infrastrukturës po përjeton ngarkesë të lartë në disa rajone, gjë që mund të ndikojë në gabimet e lidhjes”, tha kompania për Microsoft. Dhe,...