“Jemi ekipi më i mirë në Europë për eurogola”, Etrit Berisha: E dimë që jemi një ekip solid, nuk na shënojnë dot lehtë
Shqipëria ka fituar me shifrat 2-0 kundër Finlandës. Ernest Muçi dhe Manaj tundën rrjetën për të siguruar 3 pikët për kuqezinjtë. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”-it. Berisha: “Kemi një ekip shumë të mirë. Po punojmë së bashku për të arritur diçka të rëndësishme. Hera e fundit që kam pësuar gol? E Prisha këtë javë. Kisha një rekord shumë të mirë pa pësuar gol. Jemi një ekip që dëshirojmë vërtetë të rritemi dhe të kualifikohemi pastaj. Ne e dimë që jemi një ekip solid. Ekipet e tjera e kanë të vështirë të na bëjnë gol. Në minutat e fundit nuk u sforcuam shumë, pasi kundërshtari po luante me 10 lojtarë. Kemi bërë shumë eurogola....
Burimi:
sportekspres.com