“Ishim shumë të motivuar sot, me trajnerin e ri sulmojmë shumë”, Ramadani: U mërzita shumë për kartonin e verdhë
Shqipëria ka fituar me shifrat 2-0 kundër Finlandës. Ernest Muçi dhe Manaj tundën rrjetën për të siguruar 3 pikët për kuqezinjtë. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”-it. Ramadani: “Sot ishim shumë të motivuar. Jemi të motivuar që nga ndeshja e fundit me San Marinon, pasi nuk bëmë një ndeshje të mirë. Kemi folur me çunat dhe thamë që këtë ndeshje duhet të luanim më mirë. Trajneri më thirri në minutën e 25 dhe më tha që t’i nxirrja Asllanin dhe Laçin si numër “8” dhe që unë të rrija para mbrojtjes për të mbrojtur më shumë. Me trajnerin e ri jemi shumë mirë, pasi sulmojmë shumë. E dimë shumë mirë si të sulmojmë dhe...
Burimi:
sportekspres.com