“Nuk më surprizoi goli i Muçit, i pres këta gola prej tij”, Marani kënaqet me Shqipërinë: Sot i bëmë të lumtur tifozët

“Nuk më surprizoi goli i Muçit, i pres këta gola prej tij”, Marani kënaqet me Shqipërinë: Sot i bëmë të lumtur tifozët

Shqipëria ka fituar me shifrat 2-0 kundër Finlandës. Ernest Muçi dhe Manaj tundën rrjetën për të siguruar 3 pikët për kuqezinjtë. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”-it. Maran: “Duhet ta shijojmë fitoren tani dhe nesër të fokusohemi te Bjellorusia. Sot i kemi bërë të lumtur tifozët, jo vetëm me rezultatin, por edhe me mënyrën se si luajti skuadra. Në momentin qe jemi duke mbrojtur duhet të përdorim karakteristikat tona për të qenë efikas. Paraqitje të mira nga Pilo? Nuk është vetëm Pilo, por edhe lojtarë të tjerë që kanë bërë paraqitje shumë të mirë. Hysaj nga krahu tjetër, por edhe Mitaj. Mitaj po bën një rol që nuk e ka bërë shumë më parë,...