Pagat e magjistratëve, Balla nuk tërhiqet: Do shqyrtohet në datë 17 shtator, kompetencat i ka Kuvendi!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka njoftuar se projektligji që adreson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve do të kalojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvend më 17 shtator. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla iu përgjigj kritikave të opozitës për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, duke deklaruar se dy deputetë të PS-së kanë depozituar projektligjin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata. Ndërkohë kreu i Grupit të PS, ironizoi opozitën për mbështetjen ndaj gjyqtarëve duke thënë: Atyre që iu djeg barku, që kur iu teket shkojnë e shajnë me libër shtëpie prokurorë dhe gjyqtarë dhe sot mendojnë se duhet të mbështesin pagat e gjyqtarëve. Balla tha se nisma do të trajtohet me prioritet në Kuvend, por nuk do...
Burimi:
gijotina.com