“Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i Botës kritikon sulmuesin: I fokusuar te sukseset individuale
Deklaratat e Kylian Mbappe për ambiciet e tij individuale kanë shkaktuar debat në Francë, ndërsa kritikat më të forta kanë ardhur nga ish-futbollisti Christophe Dugarry. Kampioni i botës me Francën në vitin 1998, pranoi se Mbappe ka të drejtë të konsiderojë veten ndër favoritët për çmimet individuale, veçanërisht në një sezon ku asnjë futbollist nuk ka dominuar bindshëm. “Mbappe ka shanset e tij, ashtu si të tjerët. Nuk më habit që mund të mendojë se është lojtari më i mirë në botë”, u shpreh Dugarry. Megjithatë, ish-sulmuesi francez u tregua shumë më kritik ndaj mënyrës se si Mbappe ka shprehur publikisht ambiciet e tij. Sipas Dugarry, një futbollist i nivelit të Mbappe duhet të fokusohet më shumë te suksesi kolektiv sesa te kërkimi i një...
Burimi:
vizionplus.tv