Partizani shkatërron Dinamon në derbi, i shënon 4 gola dhe humbet 2 penallti

Partizani shkatërron Dinamon në derbi, i shënon 4 gola dhe humbet 2 penallti

Partizani ka thelluar edhe më shumë krizën e Dinamos. Të kuqtë, të cilët gjendeshin në vendin fundit, kanë shkatërruar dinamovitët me rezultatin e thellë 1-4. Murataj zhbllokoi shifrat në minutën e 32-të, ndërsa në fund të pjesës së parë Dita la Dinamon me 10 lojtarë. Partizani pati mundësinë të dyfishonte dhe të trefishonte shifrat, por Teqja priti me sukses 2 penallti në minutën e 4-t shtesë të pjesës së parë dhe në minutën e 55-të. Megjithatë, vetëm 1 minutë më vonë Aliu tundi rrjetën nga distanca. Goli i tretë mban autorësinë e Fadairos, i cili shndërroi me sukses një penallti në minutën e 71-të. Dinamo reagoi në minutën e 83-të me anë të Nanit, por goli i tij në fund i shërbeu vetëm statistikave. Për...