Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!
Partizani lë përkohësisht fundit e klasifikimit, pasi ka mposhtur 4-1 Dinamon në “Elbasan Arena”. Deri i transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport i ka pasur të gjitha: gola, penallti, ndërhyrje të VAR-it dhe karton të kuq. 4 penallti ka fituar Partizani, 2 i ka humbur dhe 2 i ka shënuar, ndërsa Dinamo ka luajtur me 10 lojtarë për një pjesë loje. Në fund janë “demat” që festojnë dhe me këto 3 pikë i largohen fundit të renditjes, ndërsa Dinamo pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat. Minutat e para të sfidës janë të qeta me dy skuadrat që nuk arrijnë të rrezikojnë portën kundërshtare. Dinamo rrezikon me Ruçin, por golin e gjen Partizani me Murataj që përfiton nga një pasiguri në mbrojtjen blu dhe shënon golin...
Burimi:
javanews.al