Dy ditë samit për integrimin europian, Rama ndan pamjet: 48 orë të mbushura me Europën për Ballkanin Perëndimor (VIDEO)
MARTA KOS & EDI RAMA TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me momentet kryesore nga dy ditët e aktiviteteve në kuadër të Samitit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku ishte e pranishme edhe komisionerja europiane për Zgjerimin Marta Kos. Videon e shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, Rama e ka shoqëruar me mbishkrimin: “48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor”. Në përmbledhjen e publikuar janë përfshirë pamje nga takimet dhe aktivitetet e samitit, si dhe disa prej deklaratave të kryeministrit gjatë këtyre dy ditëve./ZËRI
Burimi:
zeri.ai