Shkëmbim zjarri me policinë gjatë një operacioni, vritet shqipari në Itali, arratiset shoku i tij
pamje nga vendngjarja ITALI- Një i ri shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane në zonën e San Pietro di Cavarzere, pranë Venecias. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme më 27 nëntor, gjatë një operacioni të Policisë Shtetërore. Mediat raportojnë se oficerët kishin mbërritur nga Kampania për të ekzekutuar dy urdhër-arreste. Sipas informacioneve fillestare, oficerët arritën në një shtëpi të izoluar në fshatin përreth, ku po qëndronin tre burra. Por, gjatë ndërhyrjes, situata ka përfunduar në përplasje me armë zjarri, ku njëri prej personave, shqiptari, që ishte objekt i urdhër-arrestit mbeti i vdekur. Një tjetër person, i pranishëm në shtëpi u arrestua, ndërsa i treti arriti të arratisej përmes fushave përreth. Ndëkrohë, identiteti i shqiptarit që mbeti viktimë...
Burimi:
zeri.ai